DIONIS SOTA

VLORE 2025

Për një Vlorë që punon për njerëzit, voto Dionis Sota më 9 Nëntor 2025

DIONIS SOTA

2Q7A5694 copy-2

Curriculum Vitae (CV)

🌞Vita mea a Deo inspirata velut fulgens signum🌞

Të shkruash për veten është çuditshëm, por kjo nismë është përtej formatit të ftohtë, është një mesazh i fortë për të gjithë ju. Është një rikthim në kohë..45 vjet, kohë e andejme dhe këndejme! Një segment kohor që vlen për të kuptuar ndryshimet,vlerat nga antivlerat,virtytet nga veset,liderin nga servilin, zemrat e pastra nga ato hajdute, të ndriçuarin nga hijet, shokut të vërtetë e besnik në vetëmohim nga ia oportunist dhe lajkatar,udhërrefyesin nga ai që përgjon nga pas… Linda në nje qytet të bekuar nga Zoti, në Vlorë. Nga dy prindër të mrekullueshëm,nga familje me vlera të vërteta njerëzore. E verteta mbi vetë jetën dhe kjo ndodhet në gjak sepse ai nuk genjen kurrë. Jam njëri prej jush, bir i Anestit të Uani dhe Evgjeni Sotes nga Risili dhe Novosele,nje baba që më bën krenar,njeri i thjeshtë e shumë punëtor, i cili me ushqeu korrektësinë dhe punën me këmbëngulje e durim. Jam bir i Vasilikës së Shefqet dhe Pashako Hoxhës nga Mavrova dhe Vranishti, një nënë që më mbush zemrên plot dashuri dhe dhimbshuri për tjetrin,plot bujari dhe mikpritje. Jam vëllai i Oltit, një djalë dhe prind i përkushtuar me zemrën e bardhë dhe disiplinë në punë. Djali im është Emanueli, 22 vjeç she dua të ndihet krenar për qytetin tonë të shtrenjtë,Vlorën. U rrita në Lirim të Vlorës në rrugen e re me një shoqëri plot vlera dhe te formuar me karaktere shembuj ku edhe sot e kesaj dite ashtu të shpërndarë kudo në botë e të suksesshëm,ruajmë kontakte dhe komunikim si ditët e shkollës sa herë binte zilja e dilnim rrembyer. Pasioni im ka qenë piktura, noti, muzika, analiza vëzhguese dhe leximi si natyrë e etur kurioze që jam edhe sot. Qëndroj pa gjumë duke lexuar, ja ashtu si sot. Gjyshi im më mësoi dashurinë për token,bimët,shartimet dhe gjuetine duke qene se gjysma e fisit ka qenë ushtarake dhe ai vetë ka qenë në luftë deri në Kosovë. Babai ka punuar ne Bonifikim dhe si kurjoz mësoja fahehurazi eskavatorin. Në pushimet e verës 1996 fillova për herë të parë punën në fushën e ndërtimit,atëherë në fazat fillestare ndërtoheshin shtesa pallatesh ekzistues. Kolegët e mi ishin saç jam unë sot, me të tjera vlera e korrektësi ku fjala ishte fjalë dhe angazhimi çohej në fund. U farkëtova me këtë frymë. Ne vitin 2000 bleva nje eskavator te dytë, tejet produktiv për atë kohë, ndërkohë politikanet she tatimorët nuk ishin kaq me oreks të madh sa sot! I kam pare se si janë transformuar vit pas viti në realitet,në terren. Mora konsiderueshëm eksperiencë nga kontratat që lidha me kompaninë Kamataqis asokohe ne tenderin 11 mln euro për kanalizimet e ujërave të zeza. Viti 2003-2005, standarte me supervizim evropian. Kam njohur ne detaje problematikat infrastrukturale te Vlorës qê nga kanalizimet,shtresat nëntokesore e deri tek rrugët thellë lagjeve. Jam investuar edhe në tregëtinë e materialeve të ndertimit. Të gjithë punonjësit kanë qenë gjithmonë si familje sepse vetëm fryma pozitive, gjithëpërfshirëse dhe e qartë e me objektiva sjell sukses.

Në vitin 2014 organizova dhe solla në Vlorë një grup investitorësh italiane duke formuar “IMulti Sevice Group” organizuam nje tavoline të gjerë me deputetin e atëhershëm Shkëlqim Selami,konsullin italian dhe disa miq të tjere.  Ata u larguan sepse burokracitë konkrete ishin me të mëdha se sa publiciteti fals. Ky ishte një zhgënjim. Fillova qê të importoj verë. Shkëlim Selami kishte marrë vleresimin maksimal ateherë nga komuniteti për ndryshimin rrënjesor te Spitalit të Rrethit  Vlorê. 
Startoi vala e emigrimit masiv drejt Gjermanise kryesisht nga Novosela pêr në Portin e Vlores, i cili nga ana e vete kishte shkuar drejt degradimit në krahasim me disa vite më parë ku porti i Vlorës ishtë i ngarkuar nga volumet e punës nëpërmjet anijeve tregtare. Spikaste tregtia e cimentos së Sulo Shehut dhe ajo e çelikut të Lefter Sotës, dy nga tregëtarë vlonjatë më të mëdhenj në rang vendi. Lungomare u vonua e për më tepër u tjetërsua si projekt! Shkëlqim Selami nuk u perzgjodh si kandidat për bashkinë Vlorë. 

Të gjitha këto rrethana zhgenjyese,të cilat ndodhen ne nje afat kohor shumë të shkurtër që nga pêrkrahja e madhe për Rilindjen 2013, na çuan së bashku në inicjativën shumë sfiduese të asaj kohë duke përkrahur kandidimin e pavarur të Vasil Bedinaj kundër dy kandidatëve partiak: z. Dritan Leli ,PS dhe z. Genci Deromemaj,PD.  Ishte një fushatë shembullore plot besim,vizion dhe pjesëmarrje rinore. Vlorës ju ofrua një opsion i sinqertë edhe pse formula dhe koha nuk ishin aspak tê favorshme!

Në vitn 2015, tetor ne, një grup aktivistësh krijuam Lëvizjen Për Vlorën ku pas mbledhje së parë me caktuan mua si timonier të asaj levizje. Organizuam shumë protesta përballë Bashkisë për problematika jetike si: uji i Pijshëm, rrugët e sakatuara,emigracioni masiv, papunësia, lungomare dhe kulmimi me protestën e madhe masive kundër aferës zhvatëse të parkimeve private TisPark. Na thoshin se ishte një kontratë e blinduar nga “lartë” e investiguam dhe zbërthyam të gjithe mashtrimin. E denoncuam publikisht dhe ligjërisht dhe e fituam duke e anulluar të gjithë kontratën. TisPark nuk ekzistonte më. 

Në vitin 2018 në bashkëpunim me një kompani prestigjoze Alehandro Group hapëm në Vlorë Roel Coffee and Alehandro Wineshop,një sipërmarrje krejt inovative në qytet me një staf profesjonal femëror të trajnuar nga specjalistë të fushës.  Në vitin 2019 ndodhi epidemia botërore Covid-19 e cila bllokoi që të gjithë biznesin duke e paralizuar totalisht. Pas rihapjes me rregullat aspak normale dhe kufizimet ekstreme krijuan kushtet e vështirësive të mëdha financiare. Menjëherë u organizuam duke u mbledhur për herë të parë të gjithë bashkarisht për të vendosur në këto kushte kundër reagimin. Të gjithe njëzëri më vendosën mua në krye të këtij bashkimi. Mbyllëm bizneset të gjithë pa përjashtim dhe kërkuam shtyrje të orarit te mbylljes së bizneseve dhe ulje të taksës SpL për atë vit. Të dyja kërkesat u realizuan duke patur një reagim nga vetë kryeministri. 
Gjatë asaj periudhe aspak normale patëm disa organizime kundër ç’do absurditeti anormal në dëmtim të biznesit. Në këto kushte ne themeluam organizatën jo fitimprurëse ARTA (Aulona Regional Tourism Association) Patëm organizime dhe një komunikim tejet konstruktiv. Krijova një grup të gjerë Whatsapp-i të shoqatës për komunikim në kohë reale.  Krijuam një grup tjetër së bashku me drejtuesin e Bashkisë së asaj kohe Dritan Leli dhe institucjoneve drejtuese për të adresuar problematikat ne kohë reale. Ketë grup e zgjerova më tej në menyrë sa më transparente me kryetarin pasues Ermal Dredha. Krijuam një zgjerim grupi në nivel kombëtar së bashku me z. Zak Topuzi, kryetarin e organizates ojf ATA horeca ku jemi në një krganizim perfekt. 

Së bashku me organizata të tjera organizova ardhjen në Vlorë të të gjithë ambasadorëve Evropianë  ne një tour udhëtimi drejt ishullit të Sazanit me anijen Liburna. Ftova kryetarin e sapo zgjedhur ish ambasadorin e atij momenti z. Ermal Dredha si edhe sipermarrësit e rinj të qytetit dhe nxënës të shkollës tregtare së bashku me profesorë. Aty ngrita zërin dhe adresova nevojën emergjente të një shkolle të mirëfilltë Turizmi si edhe ndihmën dhe suportin për të rinjtë. 

Pas një bisedimi me regjizorin e njohur z. Drilon Hoxha mora inisjativën për të prodhuar një film “black comedy” Golden Brother në Vlorë me personazhe vlonjatë dhe me destinacione të Bashkisë Vlorë për ta promovuar dhe kthyer në një destinacion kinematografik. Organizova takimin e madh me biznesemebët më të spikatur të qytetit të cilët shfaqën suportin e tyre nën mundësite personale. 

Në të njëjtin vit së bashku me mikun tim të fëmijërisë z. Ymerid Delvina organizuam ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Riminit. Z. Jamil Sadegholvaad për të inicjuar binjakëzimin me Bashkinë Vlorë. 

Jam angazhuar ne organizata ndërkombëtare duke patur si synim zhvillimin e qytetit të Vlorës si Rotary Club. Kam krijuar kontakte me homologë të turizmit në shtete të njohura botërisht me nivelin e lartë turistik si Greqia, Italia etj, duke profesjonalizuar akoma më tej projektet dhe orjentimin e Bashkimit Evropjan në projeksionin 2030-2050. 

Në bazë të njohurive të mia dhe preçedentëve historike të brendshëm por edhe ndërkombëtarë në situatën aktuale është urgjencë kombëtare ekuilibrimi i pushteteve dhe autonomia demokratike e garantuar e vetëqeverisjes vendore. Unë nuk jam karrierist dhe nuk kam qenë kurrë më parë rrogëtar shteti apo të kem marrë një cent nga arkat e shtetit,përkundrazi e kam mbushur atë me taksat që kam paguar si të gjithë ju!

Ndaj: Ambicia ime Politike si Kandidat i Pavarurështë të jem Kryetar Bashkie Vlorë  më 9 Nëntor 2025.  Më 7 Tetor 2025, unë, Dionis Sota, shpalla kandidaturën time të pavarur për Bashkinë e Vlorës, jo si një lojë partiake, por si një thirrje zemre: “Një Vlorë Evropiane për të Gjithë!” Me mbështetjen e opozitës së bashkuar premtoj një vizion ku emigracioni të ndalet, ku të rinjtë të kthehen dhe të ripopullojnë Vlorën. Kjo nuk është ambicie personale,kjo është dhimbja ime për një qytet të braktisur, shpresa ime për një të ardhme ku çdo fëmijë vlonjat të lindë pa frikën e largimit. Unë garoj i pavarur sepse Vlora nuk është pronë e askujt,por është shtëpia jonë e përbashkët. Me programin tim, do të luftoj për turizëm të qëndrueshëm, punë të reja, dhe një komunitet të bashkuar,sepse unë e di se çfarë do Vlora, jo premtime boshe, por duar punëtore dhe vepra të vërteta.
Unë jam një prej jush,Dionis Sota nuk është hero, është biri yt, shoku yt, ai që qan kur sheh Vlorën të vuajë dhe buzëqesh kur e sheh të lulëzojë. 
Ky historik jete është zemra ime e hapur, një histori e dashurisë së vërtetë për një qytet që meriton botën. 
Bashkohu me mua, sepse së bashku, Vlora do të jetë sërish krenaria jonë. 

Faleminderit që më lexove, tani, le të shkruajmë kapitullin e ri të Vlorës duke i kthyer besimin rinisë. 

Zoti bëftë më të mirën, ne maksimumin🌞🙏🏻

#VloraeGreenTowardsEurope #bashkiavlorë2025

Scroll to Top