Programi Elektoral
Voto Dionis Sota më 9 Nëntor 2025
Të rikthejmë besimin e qytetarëve te bashkia përmes ndershmërisë dhe profesionalizmit.
Një bashki që i përket qytetarëve, jo partive.
Të kthejmë Vlorën në modelin e qytetit modern mesdhetar,të pastër dhe mikpritës.
Të vendosim themelet e administratës që punon për njerëzit brenda 18 muajve.
2. Administratë që shërben
Ndërprerje e menjëhershme e klientelizmit dhe punësimeve partiake.
Auditim transparent i kontratave të pastrimit, ndriçimit dhe punëve publike.
Çdo qytetar të ketë qasje në të gjitha shpenzimet bashkiake online.
Një bashki efikase, me përgjegjësi dhe me etikë në çdo zyrë.
3. Vlorë funksionale dhe e pastër
Pastrimi i plotë i vijës bregdetare dhe lagjeve urbane.
Kontroll mbi kompanitë e pastrimit, jo kontrata fiktive.
Ndriçim i rrugëvedhe parqeve, sidomos në zonat periferike dhe pranë shkollave.
Rrjet kanalizimesh funksional për t’i dhënë fund ndotjeve të detit dhe përmbytjeve sezonale.
Riparim i kanalizimeve, me fokus lagjet e harruara.
Programi “Lagjja ime e pastër” me angazhim të komunitetit dhe nxënësve.
4. Ekonomi & punësim lokal
Krijimi i Zyrës për Zhvillim Lokal dhe Turizëm për bizneset e vogla dhe artizanët.
Lehtësira për start-up dhe bizneset inovative.
Asistencë për aplikime në fondet e BE-së nga bashkia
Tregje artizanale dhe gastronomike për produktet e zonës.
Mbështetje për fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit dhe agrumeve.
Tarifa më të ulëta taksash për bizneset prodhuese
Lehtësira administrative dhe reduktim i burokracisë.
5. Mjedisi dhe energjia
Pyllëzim dhe gjelbërim në zonat urbane dhe përgjatë Lungomares.
Panele diellore në shkolla, kopshte dhe ndërtesa publike.
Plan për ndalimin e depozitimit të paligjshëm të mbetjeve.
6. Fëmijët dhe familjet
Fëmijët janë e ardhmja e Vlorës , kujdes, edukim dhe mjedis i shëndetshëm për ta.
Program “Qyteti që edukon” aktivitete sociale, kulturore dhe sportive për fëmijët.
Qendra komunitare për fëmijë dhe prindër, me focus në art, sport dhe qytetari.
Rritjen e mbështetjes për familjet me të ardhura të ulëta.
Ndihmë per të moshuarit e vetmuar dhe familjet në nevojë.
7. Arsim dhe sport
Investime emergjente në shkolla dhe kopshte me kushte higjienike.
Impiante për ngrohje ne shkolla dhe kopshte te bashkisë.
Nxitje e sportit shkollor, artit dhe teknologjisë.
Evente dhe gara për promovimin e talenteve lokale.
Bashkëpunim me shoqatat dhe universitetin për programe edukative.
8. Kulturë dhe turizëm
Kthim i Vlorës në qendër kulturore bregdetare me evente gjatë gjithë vitit.
Nxitje e identitetit historik të qytetit përmes muzeve dhe aktiviteteve.
Turizëm gjithëvjetor: det, kulinari, kulture, arkeologji, histori dhe sport.
9. Qeverisje e hapur dhe pjesëmarrje qytetare
Takime mujore “Dëgjo qytetarin”.
Numër i gjelbër dhe platformë online për çdo kërkesë ose problem.
Këshilla vullnetare të lagjeve për përfshirje të komunitetit në vendimmarrje.
Plan për transportin public qe lidh të gjitha fshatrat e bashkisë me qytetin.
Zgjidhje të menjëhershme të problemit të parkimeve
Nderhyrje dhe riparime në të gjitha rrugët e dëmtuara
Infrastrukturë me kamerai nteligjente në të gjithë territorin e bashkisë për sigurinë urbane duke ngritur qendrën e monitorimit bashkiak.
100 ditët e para: pastrimi, ndriçimi, auditimi financiar.
6 muajt e parë: rregullimi i ujësjellësit, tregu lokal.
Në 12 muaj: energji diellore dhe hapësira të gjelbra.
Në 18 muaj: buxheti afatgjatë dhe plani urban për qytetin.





